Kalo te përmbajtja

Kthehu

App-i Çmimi i Arit

Çmimi i arit live për gram, kalkulatori, furde, portofoli «Ari im» dhe alarmet e çmimit, me widget në ekranin kryesor. Pa llogari, pa gjurmim.

App për iOS dhe Android, produkt i yni

App-i i cmimiarit.info për telefon: ari 24K për gram me ndryshimin e 24 orëve, tabela e karatit nga 24K deri në 9K, lira, dubloni dhe shufra, grafiku i 7 ditëve, 1 muajit dhe 1 viti, në euro, dollarë, franga dhe lekë.

Kalkulatori kthen peshën dhe karatin në vlerën e ditës dhe tregon sa punëdore po paguan te artari. Furde jep çmimet e arit të vjetër sipas karatit. Te «Ari im» shtoni stolitë dhe monedhat që keni dhe e shihni vlerën e tyre me çdo çmim të ri. Alarmet ju njoftojnë kur ari kalon pragun që keni vendosur.

Widget për ekranin kryesor, lajme nga tregu i arit në shqip, temë e errët ose e çelët. Pa llogari dhe pa gjurmim: lista e arit, alarmet dhe cilësimet ruhen vetëm në telefon. I ndërtuar nga ne, me të njëjtin motor si portali.

Na kontaktoni.

Na tregoni shkurt ku ju ngec puna. Ju kthehemi me pyetjet e duhura dhe një plan të qartë.

Console

Udhëzues automatik
NGA IDEJA TE HAPI I PARË

Çfarë po
planifikoni?

Zgjidhni një drejtim. E nisim prej aty.