Si punojmë
Qartë prej fillimit. ( çmimi, afati, puna )
- 01
E kuptojmë punën
Flasim për mënyrën si punoni sot, ku humbni kohë dhe çfarë doni të ndryshojë.
Ju merrniNjë plan të qartë, çmim dhe afat.
- 02
E ndërtojmë bashkë
Së pari e shihni drejtimin. Pastaj e ndërtojmë me hapa dhe ju e provoni gjatë rrugës.
Ju merrniWebsite-in ose programin, të provuar bashkë me ju.
- 03
Rrimë afër
Pas lansimit kujdesemi për sigurinë, përditësimet dhe ndryshimet që dalin gjatë punës.
Ju merrniNjë kontakt të vetëm dhe mbështetje 24/7.
Pyetjet që na i bëjnë të gjithë.
01Sa kushton?
Varet nga puna, por çmimin e dini para se të fillojmë: ofertë fikse, pa surpriza. Mirëmbajtja ka çmim mujor fiks.
02Sa zgjat?
Një faqe: 3 deri në 6 javë. Një program: versioni i parë brenda 4 deri në 8 javësh, pastaj e zgjerojmë hap pas hapi.
03A duhet të di teknologji?
Jo. Ju na tregoni si punoni, ne e kthejmë në program dhe ju mësojmë si përdoret.
04Kujt i takon faqja ose programi?
Juve. Kodi, domeni dhe të dhënat janë tuajat, edhe nëse një ditë vendosni të punoni me dikë tjetër.
05A bëni e-commerce me pagesa?
Po. Pagesa me Visa dhe Mastercard përmes Paysera, Stripe, PayPal ose bankave në Kosovë (TEB, Raiffeisen), dhe porositë, dërgesat e faturat në një panel të vetëm.
06A punoni me klientë jashtë Kosovës?
Po, kudo. Kemi punuar me klientë në SHBA, Holandë, Zvicër, Japoni, Gjermani dhe Kosovë, në shqip, gjermanisht dhe anglisht.
07Kush punon në projektin tim?
Ekipi ynë, nga biseda e parë deri te mirëmbajtja. Keni një kontakt të vetëm, që ju përgjigjet 24/7.
08Çfarë ndodh nëse diçka prishet?
Na kontaktoni në çdo kohë. Jemi aktivë 24/7 dhe, me mirëmbajtje, e rregullojmë ne.
Na kontaktoni.
Na tregoni shkurt ku ju ngec puna. Ju kthehemi me pyetjet e duhura dhe një plan të qartë.